Gjashtëmbëdhjetë studentë u shtruan në spital në Tatarstan për shkak të helmimit, pasi një studente vendosi parfum në klasë, njoftoi Ministria rajonale e Shëndetësisë.
"Studentët treguan simptoma të tilla si të përziera, marramendje dhe të vjella pasi një kolege e tyre ishte spërkatur me parfum," tha drejtori i spitalit lokal për TASS.
Të gjithë ata janë në gjendje të mirë dhe janë diagnostikuar me helmim me një substancë të panjohur.