Trump paralajmëron demokratët për Kavanaugh: Do e paguani në zgjedhjet e nëntorit

Bota

Trump paralajmëron demokratët për Kavanaugh: Do e paguani në zgjedhjet e nëntorit

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 23:02
Presidenti Donald Trump dhe gjykatësin Brett Kavanaugh

Disa orë para ceremonisë për betimin e anëtarit më të ri të Gjykatës së Lartë, Presidenti Donald Trump akuzoi demokratët se po komplotojë që ta heqin gjykatësin Brett Kavanaugh nga detyra.

Kavanaugh, që kaloi një proces konfirmimi të ashpër mes akuzave për sulm seksual kur ishte i ri, “u gjend në vorbullën e një kurthi të ngritur nga demokratët. Dhe tani ata duan të përdorin procedurën e shkarkimit për të”, tha Trump.

Duke folur me gazetarët në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, presidenti tha se një sulm ndaj Kavanaugh do t’i kushtonte partisë së opozitës, në zgjedhjet e Kongresit në nëntor.

“Publiku amerikan e ka parë këtë farsë dhe ishte e turpshme. Dhe mendoj se do ta shihni reagimin më 6 nëntor”, shtoi zoti Trump.

Cremonia për Kavanaugh do të mbahet  në Shtëpinë e Bardhë. Ai e bëri zyrtarisht betimit disa orë pasi senati e konfirmoi atë me një diferencë të vogël votash për postin e përhershëm në gjykatën më të lartë të vendit.

Trump dhe republikanët shpresojnë që konfirmimi i gjykatësit konservator 53 vjeçar t’i entuziazmojë përkrahësit e tyre në zgjedhjet që do të vendosin fatin e kontrollit të Kongresit.

Zëvendës kryetari demokrat i komisionit juridik të Dhomës së Përfaqësuesve, Jerry Nadler i Nju Jorkut ka thënë se partia e tij do të hetonte akuzat për sjellje të papërshtatshme seksuale kundër Kavanaugh nëse demokratët marrin shumicën.

Demokratë të tjerë me peshë kanë lënë të kuptohet se nuk kanë plan që të fillojnë procedurë për shkarkimin e  Kavanaugh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat