Njëqind vjet pas 'gripit spanjoll', bota ende s'është e sigurt nga një epidemi tjetër

Bota

Njëqind vjet pas 'gripit spanjoll', bota ende s'është e sigurt nga një epidemi tjetër

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 23:06
Foto para 100 vjetëve

Bota sot është më mirë e armatosur përballë një epidemie si i famshmi “gripi spanjoll” që vrau 50 milionë persona në vitin 1918, por sfida të tjera janë shfaqur, si ndryshimi klimatik apo plakja e popullsisë.

Një studim i publikuar në revistën “Frontiers in Cellular and Infection Microbiology” përpiqet që të nxjerrë mësimet nga kjo pandemi e tmerrshme që kishte goditur në atë kohë një të tretën e popullsisë botërore.

Një pandemi e kësaj madhësie mund t’i marrë jetën sot rreth 147 milionë personave, vlerësojnë shkencëtarët, që theksojnë se është gati e pamundur se kur mund të godasë.

Sigurisht, shkenca ka bërë përparime gjigante në 100 vite mbi njohjen e viruseve, me tre pandemi madhore, një në vitin 1957, një në vitin 1968 dhe një në vitin 2009. Një burim, pasi gjendet, analizohet menjëherë për të krijuar një strategji vaksinimi.

Por lufta kalon nga një mbikëqyrje pa ndalim në të gjithë botën, theksojnë shkencëtarët, aq sa “ndryshimi klimatik do të ndikojë në rezervuarët e viruseve dhe në skemat e migracionit të zogjve, duke shtrirë sëmundjen në zona të reja dhe në zona me më shumë zogj”, thotë Carolien van de Sandt, profesore e Institutit Doherty në Universitetitn e Melburnit.

Në vitin 2018, kequshqyerja dhe tuberkulozi e bëjnë më të brishtë popullsinë. Por bota sot nuk ka shpëtuar nga kequshqyerja, për shkak të ndryshimit klimatik që mund të zvogëlojë mbjelljet, ndërkohë që rezistenca e baktereve ndaj antibiotikëve ka rritur rreziqet për infeksion, shprehen shkencëtarët.

Në vitin 1918, gripi spanjoll kishte goditur në veçanti më të rinjtë, që zakonisht janë më të shëndetshmit. Studiuesit mendojnë se personat më të moshuar të asaj kohe kishin qenë në kontakt me viruse të tjera të ngjashme, që kishin ndikuar në forcimin e imunitetit të tyre, përcjell Atsh.

Sot, plakja e popullsisë botërore përbën një tjetër sfidë, sikurse e dimë, epidemitë gripale të stinës shkaktojnë kryesisht më shumë të vdekur mes popullsisë së moshuar.

Obeziteti, diabeti mundet gjithashtu të peshojnë mbi vdekshmërinë në rast pandemie gripale.

Përballë një pandemie të re, këshillat sanitare të vitit 1918 vazhdojnë të jenë të vlefshme. Të lahen duart dhe të evitohet grumbllimi i njerëzve do të ndihmonin, sikurse edhe 100 vite më parë, në zhdukjen e epidemisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat