Assad miraton amnistinë për dezertorët ushtarakë

Bota

Assad miraton amnistinë për dezertorët ushtarakë

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 13:05
Presidenti sirian Bashar al-Assad

Presidenti sirian Bashar al-Assad ka miratuar një amnisti për dezertuesit ushtarakë brenda dhe jashtë Sirisë, njofton AP.

Sipas një dekreti të lëshuar sot nga mediat shtetërore të vendit, amnistia nuk i referohet "kriminelëve" dhe atyre që janë në arrati, përveç nëse ata dorëzohen tek autoritetet.

Dezertorët në Siri kanë një afat katër mujor për të bërë këtë, ndërsa ata jashtë vendit gjashtë muaj.

Dekreti vjen në një kohë kur forcat qeveritare morën kontrollin mbi një pjesë të madhe të territoreve të mbajtura nga rebelët, si Siria jugore dhe periferitë lindore të Damaskut, gjatë disa viteve të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat