Greqia i ofron SHBA-së të hapë tre baza ushtarake - Bota Sot
Greqia i ofron SHBA-së të hapë tre baza ushtarake

Bota

E shtunë, 17 nëntor 2018

Greqia i ofron SHBA-së të hapë tre baza ushtarake

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 13:25
Ilustrim

Ministri grek i Mbrojtjes Panos Kamenos i ofroi Shteteve të Bashkuara të Amerikës të hapë tre baza ushtarake të përhershme në Greqi, ku tani për tani ata kanë vetëm një në Kretë.

Kamenos tha se mbrëmë ka biseduar lidhur me këtë në Uashington me homologun e tij amerikan James Mattis, shkruan sot gazeta greke "Kathimerini", por nuk dha detaje nëse Matiss pranoi këtë ofertë.

"Greqia i konsideron SHBA një partner strategjik dhe aleat. Greqia është e rëndësishme për SHBA që të vendosin në mënyrë të përhershme forcat e saj ushtarake në tokën e saj jo vetëm në Sudi, por edhe në Volos, Larisa dhe Aleksandropolis," tha Kamenos.

Përmendja e portit Alekandrupolis nuk është aksidentale, shkruan gazeta, pasi ky qytet tashmë është përdorur nga ushtria amerikane për të promovuar helikopterët e saj në Evropën Lindore.

Gjithashtu në bazën greke në Larisa, janë të vendosur aeroplanët amerikanë pa pilotë, dronët, MQ9, dhe gjatë muajve të fundit u vendosën edhe aeroplanët luftarakë F-22 Raptor. 

Sipas burimeve të informuara, të cilave iu referohet "Kathimerini", amerikanët vlerësojnë përfitimet e Larisa dhe aeroporteve të tjera ushtarake greke për vendosjen e aeroplanëve më të mëdhenj, të tilla si "tankerë fluturues" për furnizimin e aeroplanëve gjatë fluturimit.

I pyetur nga mediat rreth deklarimeve të Mattis për mundësinë që SHBA të hapë baza të reja ushtarake në Greqi, ministri grek tha se "do të ishte shumë interesante që strukturat e caktuara të vinin në Greqi, sepse tani është periudha e luftës së re kibernetike, dhe SHBA me praninë e saj në Greqi, mund të ndihmojnë politikat greket të mbrojtjes".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test