Trump kërkon përgjigje për gazetarin e zhdukur saudit - Bota Sot
Trump kërkon përgjigje për gazetarin e zhdukur saudit

Bota

E mërkurë, 24 tetor 2018

Trump kërkon përgjigje për gazetarin e zhdukur saudit

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 08:26
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u zotua se "do t'i shkojë deri në fund" rastit të gazetarit të zhdukur saudit, Jamal Khashoggi.

Trump u tha gazetarëve se ka biseduar me autoritetet saudite "të nivelit më të lartë" për gazetarin.

Khashoggi, banor i SHBA-së dhe kritik i mbretërisë saudite, ka hyrë në ambasadën saudite në Stamboll më 2 tetor dhe që atëherë nuk është parë më.

Autoritetet turke thonë se Khashoggi është vrarë. Arabia Saudite e mohon.

"Nuk mund të lejojmë që kjo t'iu ndodhë gazetarëve dhe askujt", tha Trump.

Shtëpia e Bardhë tha se sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, dhe zyrtarë të tjerë kanë biseduar me princin saudit të kurorës, Mohammed Bin Salman, dhe kanë kërkuar më shumë detaje për situatën.

Edhe Turqia, edhe Arabia Saudite janë aleate të SHBA-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test