Erdogan i bën presion A.Saudite pas zhdukjes së gazetarit Khashoggi - Bota Sot
Erdogan i bën presion A.Saudite pas zhdukjes së gazetarit Khashoggi

Bota

E mërkurë, 24 tetor 2018

Erdogan i bën presion A.Saudite pas zhdukjes së gazetarit Khashoggi

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 14:04
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan i ka kërkuar Arabisë Saudite të publikojë fotografi që dëshmojnë pretendimet e Riadit për gazetarin e zhdukur, Jamal Khashoggi, se ai është larguar i gjallë nga konsullata saudite në Stamboll, kanë raportuar mediat më 11 tetor.

Khashoggi, kritik i monarkisë saudite është zhdukur më 2 tetor, pasi ka kryer një vizitë në konsullatë për të kompletuar disa dokumente meqë kishte planifikuar të martohej me të dashurën e tij turke.

Zyrtarët turq kanë thënë se besojnë që ai është vrarë brenda konsullatës.

Arabia Saudite i cilëson këto pretendime të pabaza dhe insiston që gazetari është larguar nga ndërtesa i sigurt.

Megjithatë konsullata ka thënë se kamerat e sigurisë nuk kanë qenë duke punuar në ditën kur është zhdukur Khashoggi.

“A është e mundshme që nuk ka sisteme të kamerave në konsullatë, në ambasadë?”, kanë cituar mediat turke Erdoganin.

“Ne nuk mund të qëndrojmë të heshur për këtë incident”, ka thënë ai po ashtu.

Më 10 tetor, presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se ka biseduar me sauditët për atë që e ka cilësuar “situatë të keqe”.

Ai po ashtu ka thënë se SHBA-ja është duke punuar “ngushtë” me Turqinë, duke shtuar se “Mendoj që do t’i shkojmë deri në fund rastit”.

Mediat turke kanë raportuar se një “band vrasësish” ka arritur në Stamboll më 2 tetor me dy aeroplana privatë.

Gazeta turke "identifikon skuadrën vrasëse" të gazetarit saudit.

Transmetuesi shtetëror, TRT ka publikuar disa video në të cilat duke Khashoggi duke hyrë në konsullatën në Stamboll.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test