Aksident në Austri, të plagosur shtetasit nga Maqedonia - Bota Sot
Aksident në Austri, të plagosur shtetasit nga Maqedonia

Bota

Aksident në Austri, të plagosur shtetasit nga Maqedonia

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 17:24
Foto nga aksidenti

Disa persona u plagosën në aksidentin që ndodhi si pasojë e përplasjes së një autobusi nga Maqedonia dhe një kamioni në afërsi të Linzit të Austrisë.

Sipas Kryqit të Kuq austriak, dy udhëtarë të autobusit nga Maqedonia u plagosën rëndë, gjashtë të tjerë pësuan lëndime të lehta, ndërsa udhëtarët e tjerë kanë kaluar pa pasoja.

Edhe Ministria e jashtme e Maqedonisë konfirmoi aksidentin dhe shtoi se janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritet austriake.

Sipas policisë austriake, aksidenti ndodhi kur autobusi nga Maqedonia ndaloi për shkak të një defekti dhe u përplas nga kamioni, që transportonte lëndë drusore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test