DASH mohon marrëveshjen me Turqinë, për lirimin e pastorit Brunson

Bota

DASH mohon marrëveshjen me Turqinë, për lirimin e pastorit Brunson

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 06:54
Andrew Brunson

NBC News raportoi dje se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Turqia kishin arritur një marrëveshje sipas të cilës pastori Andrew Brunson pritet të lirohet gjatë një seance gjyqësore, që pritet të mbahet sot në ngarkim të tij.

Departamenti Amerikan i Shtetit, në një reagim zyrtar tha se nuk kishte asnjë marrëveshje mes palëve, për lirimin e Brunson, por shtoi se shpresojnë shumë që pastori të rifitojë lirinë në seancën gjyqësore të ditës së premte.

Përveç Departamentit Amerikan të Shtetit, edhe Zëvendës presidenti amerikan, Mike Pence nuk pranoi të kishte ndonjë marrëveshje të tillë, teksa foli në një konferencë shtypi, ku gjithashtu uroi lirimin e Brunson.

“Mbetemi me shpresë që në seancën gjyqësore të së premtes, Turqia do të shohë rrugën e saj të qartë dhe të lirojë këtë njeri të mirë, i cili është fajtor për asgjë dhe i cili është burgosur për disa vjet padrejtësisht”, tha Pence.

“Presidenti Trump, administrata jonë, e ka bërë të qartë se ne do të vazhdojmë të qëndrojmë fort, deri sa pastori Brunson të jetë i lirë dhe të kthehet në shtëpi, në SHBA, me familjen dhe kishën e tij”, shtoi Pence, një i krishterë i devotshëm i cili ka punuar për të liruar Brunson për dy vitet e fundit.

Rasti kundër Brunson, një predikues ungjillor nga Karolina e Veriut, i cili ka jetuar në Turqi për më shumë se 20 vjet, është bërë shkak për një tension diplomatik midis Ankarasë dhe Uashingtonit.

Brunson, i cili u burgos në tetor 2016 dhe u transferua në arrest shtëpiak në korrik, do të paraqitet në gjykatë të premten. Prokuroria pritet të prezantojë dy dëshmitarë të rinj të fshehtë, por avokati i Brunson, Cem Halavurt tha se dëshmitë e tyre nuk ishin në lidhje me rastin

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat