Powell nuk pranon ta zëvëndësojë Nikki Haleyn në OKB - Bota Sot
Powell nuk pranon ta zëvëndësojë Nikki Haleyn në OKB

Bota

E martë, 16 tetor 2018

Powell nuk pranon ta zëvëndësojë Nikki Haleyn në OKB

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 10:31
Ish-këshilltarja e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Dina Powell

Ish-këshilltarja e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Dina Powell, i bëri të ditur presidentit amerikan Donald Trump se nuk është e interesuar të marrë vendin e Nikki Haleyt si ambasadore e SHBA në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, theksuan burime të administratës amerikane për Associated Press.

Zonja Powell, 45 vjeçe, menaxhere e ”Goldman Sachs”, ka folur drejtpërdrejt me presidentin Trump duke i kërkuar atij të hiqte emrin e saj nga lista e kandidatëve të OKB.

Pavarësisht afrimitetit me Ivanka Trump dhe bashkëshortin e saj, Jared Kushner, Powell u kundërshtua edhe nga këshilltari i Sigurisë Kombëtare, John Bolton.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test