Ateron avioni që bëri fluturimin më të gjatë në botë - Bota Sot
Ateron avioni që bëri fluturimin më të gjatë në botë

Bota

E martë, 16 tetor 2018

Ateron avioni që bëri fluturimin më të gjatë në botë

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 13:55
Ilustrim

Avioni që realizoi fluturimin më të gjatë në botë, ateroi në Nju Jork.

Ai u nis nga Singapori dhe ateroi mëngjesin e sotëm, në orën 5:29, sipas kohës lokale.

Fluturimi i kompanisë Singapore Airlines u realizua pa ndërprerje për 17 orë e 52 minuta dhe mbuloi mbi 15,000 kilometra distancë.

Në bordin e aeroplanit kanë qenë 150 pasagjerë dhe 17 anëtarë të ekuipazhit.

Singapore Airlines e rinisi shërbimin pesë vjet pasi e pezulloi, pasi ishte bërë shumë i shtrenjtë.

Kompania Qatar Airways ka një shërbim prej 17 orësh e gjysëm midis Dohas dhe Auklandit në Zelandën e Re.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test