Banka Botërore krijon fond kundër katastrofave natyrore

Bota

Banka Botërore krijon fond kundër katastrofave natyrore

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 21:15
Banka Botërore

Banka Botërore krijoi sot një fond të ri prej 150 milionë dollarësh për të ndihmuar vendet e ekspozuara ndaj rreziqeve për katastrofa natyrore të shkaktuara nga ndryshimi klimatik.

Ky njoftim vjen pas një serie katastrofash natyrore kudo në botë, mes të cilëve shumë uragane dhe tërmete vdekjeprurëse, kryesisht në fund të shtatorit në Indonezi ku Banka Botërore dhe FMN-ja do të takohen këtë javë.

Fondi i quajtur “Global Risk Financing Facility” (GRIF), kryesisht nga fonde gjermane dhe britanike, do të financojë krijimin e një regjimi sigurimi si dhe mekanizma të tjera financiare në mënyrë që të zhbllokohen kredi sapo ndodh një katastrofë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat