Nëntë alpinistë kanë vdekur në Himalaje, pasi një stuhi bore shkatërroi kampin e tyre.
Pesë nga ta kanë qenë nga Koreja e Jugut, ndërsa katër nga Nepali, të cilët ishin edhe udhërrëfyesit e ekspeditës, shkruan The Himalayan Times.
Trupat e personave, u gjetën të shtunën në mesin e rrënojave në një kamp bazë në malin Gurja ku po prisnin për mot më të mirë që ta vazhdonin rrugën për kampin e radhës. Ndërsa tragjedia ndodhi të premten në mbrëmje.