Zgjedhjet për në Kongres dhe ekonomia - Bota Sot
Zgjedhjet për në Kongres dhe ekonomia

Bota

Zgjedhjet për në Kongres dhe ekonomia

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 07:08
Foto

Presidenti Trump thotë se ekonomia amerikane është “zilia e botës”. Papunësia ka rënë në nivelin më të ulët të 18 viteve të fundit dhe ekonomia vazhdon të rritet. Republikanët besojnë se përmirësimi i gjendjes ekonomike do të ketë ndikim të rëndësishëm tek zgjedhjet e mesit të mandatit në nëntor. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson, shkoi në Dakotën e Veriut, për të parë nëse politikat ekonomike të Presidentit Trump, si ulja e taksave nga republikanët në Kongres, do të kenë ndikim tek votuesit:

Është koha për lodra të lezeçme…

"Vëmë re një rritje të numri të klientëve…”

…një tregues që konsumatorët kanë më tepër para për të shpenzuar këtu në Fargo, të Dakotës së Veriut, thotë ky pronar i një biznesi të vogël.

"Kur ekonomia është mirë, njerëzit kanë mundësi të shpenzojnë më tepër për t’u zbavitur”, – thotë Brad Ruhro, pronar i “Legacy toys”.

…Kjo do të thotë se dyqanet i shtojnë punësimet.

"Është një treg shumë kompetitiv, ka plot vende pune, sidomos në sektorin e shitjeve,”- thotë Brad.

Niveli i papunësisë në shkallë kombëtare ka rënë. Në Dakotën e Veriut është 2.4 për qind për të dytin vit me radhë, shteti i dytë amerikan me papunësinë më të vogël.

Njerëzit shpenzojnë, thotë një kamareiere, që vë re se i janë shtuar bakshishet.

“Unë për vete nuk kam qenë kurrë më mirë ekonomikisht.”- thotë Tereza, kamariere.

Por në periferi të qytetit, tarifat e Presidentit Trump i kanë shqetësuar pronarët e bizneseve të vogla.

"Është e frikshme, shoh që shumë fermerë nuk duan më të shpenzojnë”, - thotë Mary Lee Nielson, pronare e “Quilted Ceiling”.

Familjet e fermerëve nga e gjithë Dakota e Veriut vijnë këtu për të blerë dhe biznesi ka shkuar mirë. Por Mary Lee Nielson, që përveç dyqanit ka edhe fermë, do që Presideni Trump të heqë dorë nga tarifat që mund t’i dëmtojnë fermerët e Dakotës së Veriut.

"Për ne që kemi edhe fermë edhe dyqan, goditja është e dyfishtë, e frikshme”, - thotë Mary.

…Dhe ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë në mesin e një lufte tregtare, fermeri Monte Peterson, që mbjell sojë, thotë se humbja e tregut kinez ka për t’u ndjerë shumë shpejt.

"Prodhime që nuk shkojnë në treg, nuk sjellin të ardhura.”- thotë Monte.

Ekonomia duket mirë këtu, më pak se dy muaj para zgjedhjeve të mesit të mandatit, sidomos ndërsa gara për të Senat zhvillohet e ngushtë për Senatoren Heidi Heitkamp...

"Ekonomia jonë është e tillë, që ekonomia urbane varet nga ajo rurale.” - thotë Heidi Heitkamp, senatore demokrate.

Rivali i saj, kongremeni Kevin Cramer, dëgjon shqetësimin e fernerëve për tarifat.

"Unë u them se do të kemi lajme të mira. Duhet të shohim për lajme të mira, këtë ja kërkojmë vazhdimisht administratës,”- thotë Cramer.

Sikurse kandidatët e tjerë republikanë, Cramer po e zhvillon fushatën bazuar tek ekonomia e fuqishme dhe përfitimet e ligjit të vitit 2017 për shkurtimin e taksave.

Ndërsa ligji i ofroi Dakotës së Veriut shkurtimin më të madh të taksave mesatare se çdo shtet tjetër, shumë punonjës të shtresës së ulët dhe të mesme, thonë se nuk janë duke e ndjerë ndikimin.

"Gjithshka shkon tek kopështi i fëmijëve, pagesa mujore për shtëpinë, nuk e di, por unë s’kam parë ndonjë ndryshim tek të ardhurat,”- thotë Brady Mitchell.

…Ndryshe nga korporatat e mëdha dhe kompanitë e naftës si “Creedence Energy”, që po shikojnë fitime të papritura nga pakësimi i taksave dhe rritja ekonomike.

"Po shohim efekte të shumta, është shtuar interesi për investime tek kjo industri dhe në zonën tonë, shohim një fuqizim të ekonomisë, këtë po e ndjejnë të gjithë.”- thotë Kevin Black, i firmës “Creedence energy”.

Një punëtor që lufton për të përballuar jetesën është dakord me këtë.

"Ka marrë masa të mëdha për përmirësimin e gjendjes, duke rikthyer vendet e punës,”- thotë Brian Ross.

Por a do të jetë i mjaftueshëm ky përmirësim i ngadaltë i ekonomisë për t’i çuar njerëzit në votime? Kjo do të jetë pikëpyetja e zgjedhjeve të nëntorit./VOA/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...