Joe Biden pritet ta sfidojë Donald Trump në zgjedhjet presidenciale - Bota Sot
Joe Biden pritet ta sfidojë Donald Trump në zgjedhjet presidenciale

Bota

E martë, 20 nëntor 2018

Joe Biden pritet ta sfidojë Donald Trump në zgjedhjet presidenciale

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 08:56
Ish – zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Joe Biden

Ish – zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Joe Biden është më i favorizuari për të fituar nominimin nga Partia Demokratike për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020-të.

Kështu bënë të ditur CNN në bazë të një sondazhi të publikuar të dielën që e lëm pas, ndërsa thuhet se fushata e Partisë Demokratike në SHBA do të jetë ndër më madhështoret ndonjëherë.

75-vjeçari ende nuk ka deklaruar synimet e tij për të kandiduar në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, por ka pasur lë të kuptohet se ai do të sfidojë Presidentin Donald Trump.

Të anketuarit u pyetën rreth preferencës së tyre për 16 kandidatë të mundshëm në sondazh. Biden doli në krye, por mori vetëm 33% të votave.

Ai ndiqet nga senatori Bernie Sanders i Vermontit, i cili është kandidati i favorizuar në mesin e 13% të të anketuarve dhe senatorja Kamala Harris nga California, të cilët 9% e të anketuarve ishin të favorizuar

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test