Një aleat

Bota

Një aleat

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 09:31
Donald Trump

Vetëm një herë në shtatëdhjetë vjet e ka shpallur NATO rastin e nevojës për mbrojtje kolektive - në dobi të SHBA.

Kush mund të konsiderohet aleat?, pyet Presidenti amerikan Donald Trump. Po tani, një aleat është njëri prej atyre shumë shteteve që e kanë mbështetur Amerikën në orën e saj më të errët. Vetëm një herë në shtatëdhjetë vjet e ka shpallur NATO rastin e nevojës për mbrojtje kolektive. Kjo nuk ndodhi për të mbrojtur për shembull anëtarët e saj evropianë, të cilët Trumpi e ka zakon t'i përçmojë vazhdimisht se gjoja nuk paguajnë paratë, por në dobi të SHBA.

Të gjitha shtetet e NATO-s dhe të tjerë miq të Amerikës pas 11 shtatorit 2001 hynë në luftë në Afganistan, për të luftuar shkaktarët e atentateve. Në malet Hindukush e humbën jetën më shumë se një mijë ushtarë, të cilët nuk qenë amerikanë, midis tyre 57 gjermanë. Qeveritë evropiane paguan miliarda për misionet dhe pranojnë deri më sot refugjatë nga Afganistani, megjithëse shumë prej qytetarëve të tyre janë të mendimit ser ky konflikt në thelb atyre nuk u intereson. E pse nuk e thotë këtë askush me zë të lartë në Berlin, që ndoshta ta dëgjojë edhe Trumpi? Sepse aleati gjerman merret vetëm me veten e tij./DW/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat