Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis dhe homologu koreano-jugor, Jeong Kyeong-doo vendosën anulimin e stërvitjes ushtarake “Vigilant Ace”, e parashikuar të zhvillohej për në dhjetor.
”Dy ministrat, të cilët u takuan sot në Singapor dëshirojnë në këtë mënyrë për ti dhënë procesit diplomatik me Korenë e Veriut të gjitha mundësitë për të ecur përpara”, njoftoi sot Dana White, zëdhënës i Pentagonit.