Zgjedhjet e përgjakshme të Afganistanit

Bota

Zgjedhjet e përgjakshme të Afganistanit

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 23:31
Ilustrim

Dhjetëra njerëz janë vrarë dhe më shumë se njëqind janë plagosur nga sulmet talibane në gjithë Afganistanin në ditën e zgjedhjeve parlamentare.

Së paku 67 vetë u vranë duke përfshirë 27 civilë nëntë anëtarë të forcave të sigurisë, 31 kryengritës dhe 126 njerëz të lënduar nga dhuna, sipas zëvendës ministrit të Brendshëm të Afganistanit, Akhtar Mohammad Ibrahimi.

Sulmet talibane kundër forcave të sigurisë dhe qendrave të votimit filluan të shtunën rreth orës 7 të mëngjesit dhe vazhduan deri në orën gjashtëmbëdhjetë, tha Ibrahim në një konferencë shtypi.

Sulmet përfshijnë një shpërthim vetëvrasës në Kabul, 76 bastisje kundër qendrave të votimit anembanë vendit, një duzinë shpërthimesh pranë qendrave të votimit dhe luftime të armatosura midis forcave talebane dhe atyre afgane të sigurisë.

Pavarësisht dhunës, zëdhënësi presidencial, Haroon Chakhansori i përshkroi zgjedhjet si një “sukses” dhe një “humbje për terroristët”.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Afganistanit, autoritetet vendosën 70,000 ushtarë dhe oficerë policie për të mbajtur sigurinë gjatë zgjedhjeve të së shtunës, raporton Associated Press.

Zgjedhjet fillimisht ishin planifikuar të zhvilloheshin në vitin 2015, por u vonuan për tre vjet për shkak të sfidave të sigurisë dhe paqëndrueshmërisë politike dhe ekonomike.
Zgjedhjet e së shtunës janë parë si një provë për gjendjen e brishtë të shtetit të Afganistanit si dhe si një eksperiment përpara zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në prill të vitit 2019.

Kjo ishte hera e parë që qeveria afgane ishte përgjegjëse për sigurinë gjatë zgjedhjeve që kur NATO përfundoi operacionet e saj luftarake në vitin 2014.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat