Norvegjia i jep lamtumirën heroit të Luftës së Dytë Botërore

Bota

Norvegjia i jep lamtumirën heroit të Luftës së Dytë Botërore

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 17:01
Joachim Ronnenberg

Norvegjia sot i dha lamtumirën Joachim Ronnenberg, një udhëheqës i ekipit i cili me sukses ka sabotuar fabrikën naziste për prodhimin e ujit të rëndë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pengoi që Gjermania naziste të bëhet me bombë atomike.

Kryeministri norvegjez Erna Solberg e quajti Rennenberg "një nga luftëtarët më të mirë të rezistencës", duke shtuar se trimëria e tij kontribuoi në suksesin e operacionit të guximshëm pas vijave të armikut, raporton AP.

Rennenberg vdiq dje në moshën 99-vjeçare. Në vitin 1943, ai ishte në krye të një operacioni të kryer pas linjave të armikut në Norvegjinë e pushtuar atëherë, gjatë së cilës fabrika gjermane për prodhimin e ujit të rëndë u hodh në ajër.

Kur Drejtoria e Operacioneve të Posaçme të Britanisë së Madhe e zgjodhi atë të jetë udhëheqës i kësaj përpjekje të guximshme, Renenberg ishte vetëm 23-vjeç dhe ishte anëtari më i ri i ekipit që shkoi pas linjave të armikut.

Skuadra e Rennenberg u përball me perspektiva pothuajse të pamundura për sukses. Pjesëmarrësit në operacionin e mëparshëm nuk arriti të mbërrinin në fabrikë, pasi u zunë rob dhe u vranë.

Ekipi përgjegjës për sabotimin e objektit më vonë e përshkroi misionin e tij si "gati vetëvrasës".

Operacioni filloi me zbritjen e ekipit në zonën malore të mbuluar me borë, pas së cilës operativët u nisën drejt destinacionit ku vendosën bomba.

Rennenberg më pas mori vendim për të shkurtuar fitilat për bomba, duke shkurtuar kohën për shpërthim, por gjithashtu duke i dhënë ekipit më pak kohë për të ikur.

Pasi nazistët kuptuan se çfarë kishte ndodhur, u bë një kërkim për ekipin. Anëtarët e skuadrës pastaj filluan një udhëtim, duke kaluar disa qindra kilometra nëpër terrenin malor për të arritur një vend të sigurt.

Rennenberg arriti të kalojë në Suedinë fqinje, e cila ishte neutrale gjatë Luftës së Dytë Botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat