Dy orë e gjysmë në operacion, 33-vjeçarit ia nxjerrin nga barku 122 gozhdë

Bota

Dy orë e gjysmë në operacion, 33-vjeçarit ia nxjerrin nga barku 122 gozhdë

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 08:57
Foto

Mjekët në kryeqytetin etiopian, Addis Abeba, janë përballur me një situatë të pazakontë. Një pacient 33-vjeçar që vuan nga sëmundje mendore kishte konsumuar 122 gozhdë rreth 10 cm, kruajtëse dhëmbësh dhe pjesë xhami të thyer.

“Pacienti ka vuajtur nga sëmundjet mendore për 10 vitet e fundit dhe ndaloi marrjen e ilaçeve para dy vitesh e filloi të konsumonte objekte të ndryshme. Mendoj se ai ka konsumuar sendet me ndihmën e ujit, por ai është me fat që ato objekte të mprehta nuk e kanë prerë stomakun e tij, pasi mund t’i shkaktonin infeksione të rënda, madje edhe vdekje”, tha kirurgu për AFP.

Operacioni zgjati dy orë e gjysmë. Kirurgu shtoi se pacienti ishte duke u rikuperuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat