Erdogan: Vrasja e Khashoggit, e paramenduar! Ku ndodhet trupi? Kush e urdhëroi? - Bota Sot
Erdogan: Vrasja e Khashoggit, e paramenduar! Ku ndodhet trupi? Kush e urdhëroi?

Bota

Erdogan: Vrasja e Khashoggit, e paramenduar! Ku ndodhet trupi? Kush e urdhëroi?

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 12:24
Foto

Vrasja e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, ka qenë e planifikuar disa ditë para se të ndodhte.

Kështu është shprehur presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, teksa ka mbajtur një fjalim përpara deputetëve të partisë së tij në pushtet.

Ai tha se Turqia ka prova të forta se Khashoggi ka vdekur si pasojë e një “vrasjeje të paramenduar dhe të brutale”, në Konsullatën saudite në Stamboll, më dy tetor.

Ai bëri thirrje gjithashtu që të dyshuarit të gjykohen në Stamboll, e jo në Arabinë Saudite. Ndërkohë që prej sauditëve kërkoi përgjigje ndaj pyetjeve mbi vendndodhjen e trupit të pajetë të Khashoggit dhe se kush e urdhëroi operacionin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...