Erdogan: "Kjo është një vrasje politike!"

Bota

Erdogan: "Kjo është një vrasje politike!"

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 12:33
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha sot se vrasja e gazetarit saudit Jamal Khashoggi ishte e planifikuar.

Ai bëri të ditur se një ekip saudit kreu inspektime në Pyllin “Belgrad” të Stambollit dhe provincën “Yalova” para vrasjes së Khashoggit.

“Qeveria e Arabisë Saudite zyrtarisht pranoi për vrasjen e Jamal Khashoggit 17 ditë pas vrasjes së tij. Qeveria e Arabisë Saudite duke e pranuar vrasjen, hodhi një hap të rëndësishëm. Pas kësaj, prej tyre presim që me sinqeritet të nxjerrin në pah të gjithë përgjegjësit dhe t'i dënojnë para ligjit”, tha Erdogan në një fjalim para Klubit të deputetëve të Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit në Parlamentin turk.

Sipas tij, nëse deklarata se kufoma e Khashoggit i është dhënë bashkëpunëtorit të brendshëm është e saktë, atëherë duhet ditur se “kush është ai”.

“Informacionet dhe faktet e deritanishme tregojnë se Khashoggi ishte viktimë e një vrasjeje mizore”, tha shefi i shtetit turk.

Ndryshe, Khashoggi për herë të fundit u pa më 2 tetor kur hyri në Konsullatën saudite në Stamboll. Pas më shumë se dy javë mohimi, Arabia Saudite të shtunën e kaluar pranoi se gazetari i Washington Post-it u vra brenda në konsullatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat