Franca me “masa të duhura” nëse vërtetohet përgjegjësia e sauditëve për Khashoggin

Bota

Franca me “masa të duhura” nëse vërtetohet përgjegjësia e sauditëve për Khashoggin

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 14:55
Jamal Khashoggi

Franca do të ndërmarrë masa të duhura nëse Arabia Saudite gjendet fajtore në rastin e vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi.

Kështu ka deklaruar sot për gazetarët zëdhënësi i qeverisë franceze, Benjamin Griveaux.

“Përderisa faktet nuk janë ende qartësuar dhe derisa ato të vërtetohen nga shërbimet tona të informacionit ne nuk do të ndërmarrim asnjë vendim”, u shpreh ai.

“Por, në anën tjetër, kur të qartësohet e gjithë kjo situatë dhe të jenë verifikuar nga shërbimet tona të inteligjencës, bazuar në hipotezën se Arabia Saudite mund të ketë përgjegjësi në këtë ngjarje, ne do të marrim veprimet e nevojshme”, tha ai, duke shtuar se veprimet e Francës ndaj Arabisë Saudite nuk do të përfshinin vetëm ndalimin e shitjes së armëve.

Gazetari Khashoggi u zhduk më 2 tetor pasi kishte hyrë në konsulatën saudite në Stamboll. Autoritetet saudite më pas kanë pranuar se ai është vrarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat