Princi Salman thyen heshtjen: Vrasja e gazetarit Khashoggi një krim i shëmtuar

Bota

Princi Salman thyen heshtjen: Vrasja e gazetarit Khashoggi një krim i shëmtuar

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 21:22
Princi Salman

Të gjitha mediat ndërkombëtare i kanë kushtuar vëmendje të veçantë vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi. SHBA-të, BE-ja dhe Turqia i kanë bërë presion Arabisë Saudite që të jap informacione për këtë vrasje shtetërore. Deri tani ka pasur heshtje, por Princi i fuqishëm i Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman, ka thyer heshtjen publike.

Duke folur në Konferencën e Iniciativës për Investime të Ardhshme, të quajtur “Davosi në shkretëtirë”, princi tha se të gjithë fajtorët do të dënoheshin dhe se Arabia Saudite dhe Turqia do të punonin së bashku “për të arritur rezultate”.

Këto ishin vërejtjet e tij të para që nga protestat globale mbi vrasjen e gazetarit të Ëashington Post në konsullatën saudite në Stamboll. Anëtarët e stafit të sigurisë së princit janë mes të akuzuarve nga autoritetet turke, si personat përgjegjës për vrasjen e Khashoggit.

Mohammed Bin Salman njoftoi se do të bëhet një ristrukturim i agjencive të sigurisë kombëtare të Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe tha se “drejtësia do të mbizotëronte”.

“Incidenti që ndodhi është shumë i dhimbshëm, për të gjithë sauditët … Incidenti nuk është i justifikueshëm,” tha Bin Salman.

Princi i Kurorës shtoi: “Ata nuk do të jenë në gjendje të na ndajnë për sa kohë që ka një mbret të quajtur Salman bin Abdul Aziz dhe një princ kurore me emrin Mohammed bin Salman dhe një president në Turqi me emrin Erdogan”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat