PE kërkon embargo të armëve ndaj Arabisë Saudite

Bota

PE kërkon embargo të armëve ndaj Arabisë Saudite

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 22:28
PE kërkon embargo të armëve ndaj Arabisë Saudite

Parlamenti Evropian (PE) kërkoi embargo kundër Arabisë Saudite, pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi.

Gazetari i “Uashington Post” dhe një kritik i ashpër i regjimit saudit, u vra brenda konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll, në të cilën hyri në 2 tetor.

Riadi pranoi të shtunën vdekjen e gazetarit, duke pasuar reagime të ashpra botërore, por premtoi një hetim të thellë.

Kryeprokurori i Arabisë Saudite, deklaroi sot se të dyshuarit kishin “vepruar me qëllime paramenduese”.

Parlamenti Evropian kërkoi sot një “hetim ndërkombëtar të paanshëm për vdekjen e tij dhe që përgjegjësit të dalin para drejtësisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat