Nëna që ka 44 fëmijë dhe jeton me 38 prej tyre

Bota

Nëna që ka 44 fëmijë dhe jeton me 38 prej tyre

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 22:06
Nëna që ka 44 fëmijë dhe jeton me 38 prej tyre

Njerëzit ndonjëherë nuk dinë si t’ia dalin mbanë me dy fëmijë ose tre. Po sikur t’i keni 38 fëmijë?! Kjo nuk është një shaka pasi një grua nga Uganda ka lindur 44 fëmijë. Ajo humbi 6 prej tyre dhe tani ka 38 fëmijë në shtëpi.

Emri i saj është Mariam Nabatanzi është 39-vjeçare dhe jeta për të nuk ka qenë e lehtë. Kur kishte qenë vetëm 13 vjeç babi i saj e kishte shitur te një burrë 27 vjet më të vjetër.

Ata e quajtën martesë, por Mariam nuk dinte se çfarë po ndodhte deri sa babi i saj e la në shtëpinë e një burri tjetër.

Një vit më vonë ajo lindi binjakë, vitin tjetër trenjakë dhe më vonë pati katërnjakë.

Image

Ajo ishte vetëm një adoleshente dhe martesa ishte një rrugëtim i vështirë, burri i saj e maltretonte sa herë që i vinte mundësia e sidomos në raste kur ajo kishte një mendim tjetër nga ai në lidhje me diçka të caktuar.

Kur Mariami kishte lindur 23 fëmijë, shëndeti i saj erdhi në një pikë ku ajo mund të ishte edhe në rrezik për jetë, ajo madje kërkoi nga doktorët që të bënin ekzaminimet dhe të mos kishte më mundësi të linde fëmijë tjetër.

Por ajo në total lindi 44 fëmijë, 6 herë binjakë, 4 herë trenjakë, 3 herë katërnjakë dhe dy fëmijë të tjerë njëri pas tjetrit.

Ajo nuk pendohet se ka lindur të gjithë këta fëmijë dhe thotë se e konsideron si një bekim nga Zoti.

Ajo nuk ka kohë për t’u ankuar sepse gjithë jetën e saj i ka kushtuar fëmijëve të saj.
E vetmja gjë që e bën të ndihet e mërzitur, është se fëmijët e saj kanë kaluar pak kohë ma babanë e tyre.

Ai largohet me muaj, vite dhe eventualisht i ka lënë që të gjithë dhe nuk është kthyer më. Ai nuk ka kontribuar aspak në rritjen e tyre vetëm kur është dashur t’u vihen emrat dhe atë përmes telefonit.

Djali i tyre më i madh tani ka mbushur 23 vite dhe nuk e ka parë babanë e tij që nga mosha 13-vjeçare.

Shpenzimet më të mëdha kjo familje i ka për ushqim, por të gjithë fëmijët e saj janë duke u edukuar. Njëri nga binjakët e saj të parë është infermier dhe tjetri është i kualifikuar në ndërtimtari.

Ajo tha se dëshira e saj më e madhe është që të gjithë fëmijët e saj t’i vazhdojnë studimet dhe të bëhen me profesione si avokatë, doktorë, profesorë. Ajo shpreson që ata t’i ndjekin ëndrrat e tyre, diçka që ajo nuk kishte pasur mundësi kurrë ta bënte.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat