Shefi i FBI-së: I dyshuari për letrat bombë është arrestuar

Bota

Shefi i FBI-së: I dyshuari për letrat bombë është arrestuar

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 14:27
Shefi i FBI-s? Christopher Wray

Autoritetet e SHBA janë ptimiste, se e kanë kapur të dyshuarin si doras i letrave bombë. Shefi i FBI-së deklaroi, se shenjat e gishtërinjve të të arrestuarve janë gjetur në njërën nga pakot bombë.

Shefi i FBI-së Christopher Wray konfirmoi në Uashington, se i arrestuari është Cesar S., emri i të cilit ishte përmendur edhe më parë në media. Të dhëna më të detajuara për personin dhe motivet nuk u bënë publike as prej tij dhe as nga ministri i Drejtësisë Jeff Sessions. Sipas medieve amerikane i arrestuari me dënime të mëparshme është 56 vjeë dhe ka një adresë në Florida. Atje ai është një anëtar i regjistruar i  partisë republikane. Të premten ai u ndalua në një shesh parkimi në qytetin Plantation.

Autoritetet e drejtësisë në SHBA mendojnë, se i arrestuari mund të jetë dorasi. Ai u akuzua zyrtarisht për pesë shkelje, bëri të ditur në një konferencë shtypi në Uashington ministri i Drejtësisë. Ndër akuzat ndaj tij janë "dërgimi ilegalisht i lëndëve shpërthyese" dhe "kërcënime ndaj ish-presidentit". Nëse ai gjendet fajtor, sipas Sessions, ligji parashikon 58 vjet burg.

I zbuluar nga shenjat e gishtërinjve

Image

Shefi i FBI-së, Christopher Wray, konfirmoi në konferencë shtypi, se i arrestuari është Cesar S. Shenjat e tij të gishtërinjve janë gjetur në pakon dërguar një kongresmeni. Ai paralajmëroi se mund të jenë edhe pako të tjera në qarkullim të nisura me postë, të cilat ashtu si pakot e konfiskuara tashmë, mund të kenë potencialisht përmbajtje me lëndë eksplozive.

Presidenti Donald Trump i dënoi ashpër aktet e dërguesit të letrave bombë. "Këto veprime terrorizuese janë të pështira dhe nuk kanë vend në vendin tonë", tha Trump para gazetarëve në shtëpinë e bardhë. Nuk duhet lejuar asnjëherë, që dhuna politike të hedhë rrënjë në SHBA. Republikani deklaroi, se autori ose autorët e këtij akti do të mbajnë përgjegjësi në përballje me drejtësinë. 

Pak para arrestimit në Miami në Florida dhe Nju Jork u gjetën dy pako të dyshimta. Njëra prej tyre i adresohej senatorit Cory Booker nga Nju Jersey, sipas FBI-së pakoja u konfiskua gjatë procesit të seleksionimit në postë. Pakoja tjetër i adresohej ish-drejtorit të shërbimit sekret kombëtar James Clapper dhe mbante adresën e selisë së CNN në Nju Jork. Është e paqartë, se çfarë dëmi mund të kishin shkaktuar në përgjithësi këto lëndë nëse do të shpërthenin./DW/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat