Trump ka dënuar sulmin me armë zjarri në Pitsburg

Bota

Trump ka dënuar sulmin me armë zjarri në Pitsburg

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 23:50
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka dënuar sulmin me armë zjarri në një qendër të komunitetit hebre në Pitsburg të Shteteve të Bashkuara.

Trump e ka cilësuar këtë sulm si një “akt i vrasjeve masive që është tejet djallëzorë”, shkruan Euroneës, transmeton Klan Kosova.

Ai ka thënë se një sulm i tillë është sinqerisht i paimagjinueshëm dhe i vështirë për t’u besuar.

Presidenti i SHBA-ve ka shtuar se kombi amerikan dhe bota janë tronditur nga ky akt tragjik dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të bashkuar pasi që urrejtja ndaj komunitetit hebre duhet luftuar kudo që shfaqet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat