Armenia nuk e ka ndërmend të blejë armë amerikane

Bota

Armenia nuk e ka ndërmend të blejë armë amerikane

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 17:17
Foto

Armenia nuk planifikon të blejë armë amerikane, pasi nuk ka nevojë, tha ministri i Mbrojtjes i këtij vendi David Tonojan pas takimit me këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së John Bolton.

"Ne nuk flasim për blerjen e armëve amerikane," tha Tonojan, raporton TASS.

Kryeministri armen Nikolas Pashinjan tha më parë se kabineti është gati të shqyrtojë çështjen e blerjes së armëve amerikane në rast se merr "një ofertë tërheqëse nga ana e SHBA", transmeton KosovaPress.

Bolton tha disa ditë më parë se armët amerikane ishin më të mira se ato ruse dhe paralajmëroi  mundësinë e shitjes së armëve në Armeni, e cila aktualisht furnizohet me shumicën e armëve nga Rusia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat