Pasojat e sanksioneve amerikane, avionët iranianë mbeten pa karburant në Stamboll

Bota

Pasojat e sanksioneve amerikane, avionët iranianë mbeten pa karburant në Stamboll

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 06:32
Avionët iranianë

Disa kompani fluturimesh iraniane nuk u furnizuan me karburant në aeroportet turke të Stambollit të premten, çka solli anulimin e të paktën një fluturimi, ndërsa transportuesit e tjerë duhej të ulnin numrin e udhëtarëve në bord për të fluturuar me më pak karburant.

Petrol Ofisi i Turqisë, një degë e Vitol Investment Partnership Ltd., refuzoi karburantin për aeroplanët iranianë në Turqi, sipas agjencisë private të lajmeve Demiroren, vendim ky që preku Mahan Air, ATA Airlines, Qeshm Airlines dhe Irani Aseman Airlines, të gjitha linja që operojnë me fluturime mes Teheranit dhe Stambollit.

Faqja e internetit e aeroportit Ataturk, në Stamboll tregoi se të paktën një fluturim në Iran ishte anuluar, ndërsa disa të tjerë kishin nisur pas një vonese të konsiderueshme dhe vetëm tre fluturime kishin nisur në kohë.

Ky vendim i kompanisë Petrol Ofisdi vjen vetëm pak orë nga hyrja në fuqi e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Iranit, planifikuar për t’u zbatuar që nga kjo e hënë, si një masë me të cilën Trump kërkon të detyrojë Teheranin, të heqë dorë nga programi bërthamor.

Turqia varet shumë nga importet për të përmbushur nevojat e saj energjetike dhe Irani fqinjë ka qenë një nga burimet kryesore të saj të naftës, për shkak të afërsisë gjeografike, cilësisë së papërpunuar dhe diferencave të favorshme të çmimeve, thonë tregtarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat