Koment: Një luftë për besimin verbërisht e jo për fakte

Bota

Koment: Një luftë për besimin verbërisht e jo për fakte

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 09:12
Donald Trump

Mbarë bota të martën fokusohet tek SHBA, sepse Trump zgjedhjet për kongresin i ka kthyer në votim për veten. Rezultati është i hapur. Por është e qartë, se tani vendi ka ndryshuar me efekt afatgjatë, mendon Ines Pohl.

Ka zgjedhje, që në fakt nuk do t'i fitosh. Pas një viti udhëtimesh intensive për reportazhe në mbarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës parashikimi im për zgjedhjet presidenciale para dy vitesh kontrastonte fort me mendimin mbizotërues. Për mua ishte e qartë atëherë, që Donald Trump kishte shanse shumë të mira, për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë. Ai ia arriti kësaj. E për këtë bast unë fitova një shishe Bourbon.

Mik dhe armik 

Tani dy vjet më vonë, të martën, sërish do të votohet në SHBA. Në fakt nuk është fjala më për presidentin, por për deputetët rajonalë, që do të zgjidhen për të dyja dhomat e palamentit. Por në Amerikën e Donald Trumpit në skenën politike nuk ka asgjë që mos të ketë të bëjë me të. Përkatësisht po kaq intensivisht ai është përfshirë në luftën elektorale dhe gjatë javëve të fundit ka punuar për agjendën e vet, që ta ndajë botën në miq dhe armiq. Si p.sh. duke dërguar më shumë ushtarë në kufirin me Meksikën, nga sa janë dislokuar në Irak. 

Me këtë presidenti ua lehtëson punën kundërshtarëve të tij. Stili i tij troç, agresiv, ekzagjerimet e tij, e gënjeshtrat e tij, provokojnë pa asnjë mëdyshje, objektet e tij të sulmit nuk lenë asnjë sulm presidencial pa përgjigje. Kjo e mban atë vet në aktivitet, por i frenon demokratët, që ata të fokusohen tek vetvetja dhe tek ripërtëritja në personel e program. Ata duke u indinjuar për çdo tweet të Trumpit, lenë pasdore formësimin e një kandidati, i cili pas dy vjetësh me karizëm dhe me përmbajtjet e duhura do të mund ta pengonte Trumpin, të merrte një mandat të dytë presidencial. 

Image
Ines Pohl, kryeredaktore e DW

Kjo është mjaft e rrezikshme në një sistem dy partiak polarizues, sepse akush nuk është i varur nga koalicionet, që në një farë mase ta imponojnë gatishmërinë për kompromise. Por është parimisht e dëmshme për demokracitë, kur kampet janë kaq të përçara, aq sa askush nuk e dëgjon më palën tjetër. E që ndonjëherë edhe të mund ta pranojë që pala kundërshtare ka të drejtë. 

Debati jo për argumentin më të mirë 

Por problemi më me pasoja që vendi do të trashëgojë nga Donald Trump  është, shkatërrimi i aftësisë për të debatuar mbi argumentat. Sepse këtë e ka arritur tashmë mjeshtri i mesazheve në twitter dhe i polarizimeve. Njerëzit duan të besojnë, atë që ai thotë. Ata duan të besojnë, që ai sërish po bën që vendi i tyre të fitojë madhështinë e vjetër. Ata duan të besojnë, që një president i fortë i ëliron ata nga sfidat e kësaj bote komplekse të globalizuar dhe u zgjidh atyre problemet. 

Besimi nuk është dije. Faktet, dallimi mes së vërtetës dhe gënjeshtrës, humbasin gjithnjë e më shumë rëndësinë. Kjo është e vërteta e hidhur pas një viti lufte elektorale të Trumpit dhe pas dy vjetësh të presidencës së tij. Nëse hapësirat e jehonës së tij do të trazohen një herë e po ashtu edhe tifozit më të madh i tij do t'i duhet të kuptojë, që Trump thjesht ka gënjyer, atëherë kjo nuk do të ketë asnjë efekt. Sepse faktet nuk vlejnë më. Ky është problemi i mirëfilltë i Amerikës. 

Nëse gjatë kërkimit të së vërtetës, rëndësia e fakteve nuk luan më rol dhe gënjeshtrat kalohen sikur të ishin pakujdesi të vogla, atëherë nuk është më i mundur formimi demokratik i mendimit. Kjo do të thotë tek e fundit, që nëse lëkundet themeli i të kuptuarit tonë të shtetit dhe demokracisë, autokratët jo vetëm që marrin pushtetin, por afatgjatë edhe mund ta sigurojnë atë. /DW/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat