Kim Jong-un, për herë të parë me portret zyrtar

Bota

Kim Jong-un, për herë të parë me portret zyrtar

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 10:53
Kim Jong-un

Për herë të parë, edhe Kim Jong-un ka portretin e tij zyrtar.

Koreja e Veriut ka publikuar kështu, atë që mendohet se është i pari portret zyrtar i udhëheqësit Kim Jong-un, duke e ngritur atë në një nivel tjetër të kultit të personalitetit.

Ndërsa portretet e paraardhësve të tij janë të shpërndarë në të gjithë vendin, Kim Jong-un është stiluar prej kohësh më shumë si një pasues sesa si një udhëheqës.

Roli i tij ka ndryshuar në mënyrë graduale gjatë kohës, ndihmuar edhe nga një seri vizitash ndërkombëtare gjatë këtij viti.

Portreti i tij u shfaq gjatë një vizite të presidentit të Kubës. Më herët, nuk ka pasur një portret zyrtar të Kim Jong-unit. Janë parë foto të tij, po jo portrete.

Në portret, Kim Jong-un shihet i buzëqeshur, me vështrimin të përqëndruar diku në të majtë të tij, i veshur në stil perëndimor, me kostum dhe kollaro.

Simbolizmi dhe imazhi janë të rëndësishëm në Korenë e Veriut. Portretet e babait dhe gjyshit të Kim Jong-unit qëndrojnë në thuajse çdo ndërtesë të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat