Trafiku i armëve vret 45000 persona në vit në Afrikë

Bota

Trafiku i armëve vret 45000 persona në vit në Afrikë

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 19:14
Foto ilustrim

Trafiku i armëve ka vrarë 45000 persona çdo vit në Afrikë dhe ushqen konfliktet rajonale në perëndim të kontinentit, sipas një studimi të publikuar sot nga “Small Arms Survey”, për periudhën 2012-2017.

“Në gjithë Afrikën, regjistrohen 140000 vdekje dhe vrasje në vit të lidhura me konfliktet e armatosura, nga të cilat 45000, ose një e treta e vdekjeve të dhunshme, janë shkaktuar nga përdorimi i armëve të zjarrit”, thekson Matthias Nowak, hulumtues në “Small Arms Survey”, një qendër kërkimesh i lidhur me Institutin e Studimeve të Larta dhe të Zhvillimit në Gjenevë, shkruan ATSH.

“Armët e vjedhura nga arsenalet kombëtare që kanë nivele të ulëta sigurie ushqejnë shumë flukse të paligjshme armësh në Afrikën e Perëndimit. Trafikantët furnizohen me lehtësi falë prodhimit artizanal të armëve të zjarrit dhe rifutjes në qarkullim të armëve të lehta”, sipas këtij raporti.

Kriza libiane e shkaktuar nga rënia e Muamar Gedafi në 2011, luan një rol të madh në trafiqet dhe destabilizimin e rajonit të Sahelit që prej fillimit të kësaj dekade.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat