Arabia Saudite arrin marrëveshjen për blerjen e 5 luftanijeve nga Spanja

Bota

Arabia Saudite arrin marrëveshjen për blerjen e 5 luftanijeve nga Spanja

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 06:08
Luftanije

Industria Ushtarake e Arabisë Saudite (SAMI) ka njoftuar të mërkurën se ka nënshkruar një marrëveshje me prodhuesin spanjoll të anijeve, Navantia, për ndërtimin së bashku të pesë korvetave (luftanije) për marinën saudite.

Marrëveshja, e shpallur më herët këtë vit, është kontrata e parë ushtarake e nënshkruar nga mbretëria saudite me një vend të huaj, që nga vrasja e gazetarit arab Jamal Khashoggi, që u pasua me një protestë globale.

Pavarësisht ndarjes së opinionit politik në Spanjë për këtë çështje, ceremonia e nënshkrimit u mbajt të martën në Riad, ndërsa agjencia shtetërore e shtypit në Arabinë Saudite publikoi edhe foto e video të realizuara gjatë këtij eventi.

Jamal Khashoggi, një kolumnist i Uashington Post dhe njëkohësisht kritik i qeverinë saudite dhe sundimtarit të saj de facto, Princi i Kurorës Mohammed bin Salman, u zhduk në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor.

Zyrtarët sauditë fillimisht këmbëngulën se Khashoggi ishte larguar nga konsullata, pastaj thanë se ai vdiq në një operacion të paplanifikuar “mashtrues”, ndërsa në fund Prokurori publik i mbretërisë, Saud al-Mojeb pranoi se gazetari u vra në një sulm të paramenduar.

Industria spanjolle e mbrojtjes është nën trysni për furnizimin me armë të Arabisë Saudite, për shkak të shqetësimeve se përdorimi i tyre po shkakton viktima civile në Jemen, ku një koalicion i udhëhequr nga Rijadi, po lufton kundër grupimit Houthi, që gëzon mbështetjen e Iranit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat