Pheniani kërkon shtyrjen e bisedimeve me SHBA - Bota Sot
Pheniani kërkon shtyrjen e bisedimeve me SHBA

Bota

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Pheniani kërkon shtyrjen e bisedimeve me SHBA

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 23:20
Kang Kyuang dhe Mike Pompeo

Seuli njoftoi se Pheniani ka kërkuar shtyrjen e bisedimeve të nivelit të lartë me Shtetet e Bashkuara, të cilat ishin planifikuar të zhvilloheshin të enjten në Nju Jork.

Ministri i Jashtëm i Koresë së Jugut Kang Kyuang, u tha ligjvënësve në Seul se Shtetet e Bashkuara i njoftuan mbi kërkesën e Phenianit për të shtyrë takimin për problemeve që lidhen me agjendën e tyre. 

Takimi i së enjtes do të zhvillohej mes sekretarit amerikan të Shtetit Mike Pompeo dhe Kim Yong Chol-it, një këshilltar i lartë i udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Në takim do të diskutohej mbi masat për të përparuar në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar në muajin qershor mes udhëheqësve të të dy vendeve, marrëveshje që i bën thirrje Phenianit të braktisë programin e armëve bërthamore.

Të mërkurën gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë presidenti Trump tha se ai nuk ka "asnjë nxitim" për të arritur një marrëveshje me Phenianin.

"Do të doja t’i hiqja sanksionet, por kjo kërkon që ata të jenë të përgjegjshëm. Është një situatë që kërkon angazhim të ndërsjelltë", tha zoti Trump, vetëm disa orë pas anulimit të takimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test