Të paktën nëntë persona humbën jetën nga rrëshqitja e tokës në Niteroi, pranë Rio de Janeiro, njoftoi sot e përditshmja franceze.
"Autoritetet janë në gatishmëri dhe u kemi kërkuar banorëve të shkojnë në një vend të sigurt" tha komandanti i Brigadës së Zjarrit të Rios.
Gjashtë shtëpi u shembën si pasojë e masivit të baltës. Rrëshqitja e dheut ndodhi në agim.
Në zonë janë të pranishëm rreth 80 zjarrfikës.