Bullgaria kundër Paktit për migrim të OKB-së, reagon Juncker - Bota Sot
Bullgaria kundër Paktit për migrim të OKB-së, reagon Juncker

Bota

Bullgaria kundër Paktit për migrim të OKB-së, reagon Juncker

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 14:26
Ilustrim

Bullgaria ka vendosur të mos marrë pjesë në Paktin Global për Migracion të OKB-së, tha kreu i grupit parlamentar të partisë në pushtet GERB Cvetan Cvetanov.

Ai shtoi se kjo marrëveshje do të shkelte interesat kombëtare bullgare.

"Qeveria bullgare nuk është për t'u bashkuar me një pakt global mbi migrimin nga OKB-ja", ka thënë nënkryetari i GERB-it, pas takimit të krerëve të koalicionit, njoftoi Reuters.

Agjencia e lajmeve britanike thekson se partneri më i ri i koalicionit GERD, Patriotët e Bashkuar, kundërshtojnë fuqishëm paktin e OKB-së.

Pakti do të shqyrtohet përpara parlamentit bullgar të mërkurën. Sipas Reuters, Bullgaria në këtë mënyrë u bashkua me vendet që kanë refuzuar të bashkohet me paktin e OKB-së, përfshirë Poloninë, Austrinë dhe Hungarinë.

Pakti përcakton mënyrën në të cilën shtetet trajtojnë emigrantët në mbarë botën.

Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker bëri thirrje sot në Berlin mbi unitetin e Evropës në drejtim të migrimit dhe probleme të tjera.

"Nëse një, dy ose tre shtete të largohen nga Pakti mbi Migracionin e OKB-së, atëherë ne si BE nuk mund të vazhdojmë të ruajmë interesat tona", tha Juncker.

Kroacia dhe Sllovenia gjithashtu kanë dyshime rreth qëndrimit në paktin e OKB-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat