Binjakët që tradhtuan El Chapon nuk do të flenë më të qetë

Bota

Binjakët që tradhtuan El Chapon nuk do të flenë më të qetë

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 14:39
Binjakët Flores - Margarito Jr,

Binjakët Flores - Margarito Jr, të quajtur Junior dhe Pedro, ende nuk ishin të lindur kur nëna e tyre shikonte agjentët federalë duke arrestuar burrin e saj për trafik droge në Çikago.

Kur Margarito Senior u kthye nga burgu, binjakët ishin shtatë vjeç. Ai mori rolin e babait dhe i udhëhoqi djemtë gjithmonë për të kompensuar kohën kur nuk ishte me ta gjatë vuajtjes së dënimit. Por ai nuk i udhëhoqi ata në kinema, në teatër apo në park, por për ta ndihmuar në  kontrabandimin e drogës në rezervuarin e karburantit.

"Ata kishin duar të vogla dhe mund të shtynin drogën në tank, dhe jo vetëm atë. Tashmë, ata dinin se si ta peshonin drogën në një pajisje peshimi mekanike, saktë", tha nëna e tyre për portalin Daily Beast, pak para fillimit të gjyqit historik të një prej mafiozëve më të kërkuar El Chapo.

Ata e ndihmuan babanë e tyre me shumë dëshirë siç bëjnë zakonisht fëmijët që takojnë babanë e tyre pas një mungese të gjatë.

"Në atë kohë, fëmijët janë si një sfungjer, ata absorbojnë të gjitha aftësitë, dhe ata ishin të gatshëm të mësonin nga babai i tyre. Ai u bë modeli i tyre ", tregon nëna e Junior dhe Pedro.

Babai i tyre nuk mund të ëndërronte që fëmijët e tij një ditë do ta kapërcenin shumëfish dhe se do të bëheshin shitësit më të mëdhenj të drogës në historinë e Çikagos para se të mbushnin  30-vjeç.

"Shuma e përgjithshme e drogës së shitur nga vëllezërit Flores në Çikago, është aq e madhe sa duket e pabesueshme. Edhe nëse kishin të bënin me të dhëna minimale, do të arrinte në më shumë se 60 tonë kokainë. Kjo tingëllon e pamundur dhe joreale, por për fat të keq ky është dëmi i bërë ndaj dhjetëra-mijëra njerëzve dhe komuniteteve të tëra, " tha ndihmësi i avokatit shtetëror amerikan, Michael Ferrara.

Megjithatë, në moshën 27 vjeçare, ata u bënë bashkëpunëtorë policorë dhe informuesit më të besueshëm nga nëntoka që merrej me trafikun e drogës.

Natyra unike e bashkëpunimit të tyre shihet më së miri në një bisedë që vëllezërit arritën të regjistrojnë ndërsa flisnin me Joaquin Guzman-Salazar, i njohur nën pseudonimin El Chapo.

"Në atë kohë, Chapo ishte një nga arratisurit më të kërkuar në botë, nëse jo më i kërkuari. Ai u izolua dhe u sigurua nga shtresa të padepërtueshme të sigurimeve të ndryshme dhe duke marrë masa të jashtëzakonshme sigurie", tregon Ferrara.

Vëllezërit Flores ia dolën të arrijnë deri tek ai dhe të regjistrojnë dy biseda, ku El Chapo po fliste për një komplot të madh dhe veçanërisht për kontrabandën e heroinës.

Mënyra se si dy vëllezërit e sollën El Chapo para drejtësisë, befasoi edhe ata që ishin pjesë e  operacionit.

El Chapo ra në kurthin e tyre duke admiruar aftësitë e tyre për të fituar sa m shumë të hyra nga tregtia ilegale me drogë.

Vëllezërit Junior dhe Pedro incizuan bisedën e tyre me El Chapo si pjesë e një operacioni droge, e që në fakt ishte pjesë e kurthit të ngritur së bashku me autoritetet amerikane për kapjen e tij.

Pritet që binjakët Junior dhe Pedro të luajnë rol kyç si dëshmitarë në akuzën e gjykimit të El Chapo, i cili filloi këtë muaj në Bruklin, nën masat e sigurisë që nuk mbahen mend në SHBA. Por, pas këtij gjykimi, Junior dhe Pedro nuk mund të flenë më rehat...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat