CMI dhe UfM nënshkruajnë partneritet për zhvillimin e Mesdheut

Bota

CMI dhe UfM nënshkruajnë partneritet për zhvillimin e Mesdheut

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 17:39
Foto ilustrim

Qendra për Integrimin e Mesdheut (CMI) dhe Unioni për Mesdheun (UfM), pjesë e të cilit është edhe Shqipëria, nënshkruan sot një Memorandum Mirëkuptimi për tre vite duke shënuar fillimin e një bashkëpunimi të ri për të promovuar zhvillimin dhe integrimin në rajonin Euromesdhetar, për paqe, stabilitet dhe mirëqenie.

Bashkëpunimi mes SMI-së dhe UfM-së synon që t’i përgjigjet nevojave emergjente të rajonit, duke u fokusuar në prioritetet afatshkurtra, si dhe në çështjet për zhvillim afatgjatë.

Unioni për Mesdheun është një organizatë ndërqeveritare Euromesdhetare që bashkon 28 vende të Bashkimit Europian dhe 15 vende të Jugut dhe Lindjes së Mesdheut, ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Misioni i UfM-së është që të zhvillojë bashkëpunimin rajonal, dialogun dhe implementimin e projekteve dhe iniciativave me impakt të prekshëm për qytetarët, me fokus tek të rinjtë dhe gratë, për të trajtuar tre objektivat strategjike të rajonit: stabilitetin, zhvillimin njerëzor dhe integrimin. UfM-ja e ka qendrën në Barcelonë, Spanjë.

Qendra për Integrim Mesdhetar është krijuar në vitin 2009 si një platformë me shumë partnerë ku agjencitë për zhvillim, qeveritë, autoritetet lokale dhe shoqëria civile nga i gjithë Mesdheu bashkohen në mënyrë që të këmbejnë njohuritë, diskutojnë për politikat dhe të identifikojnë zgjidhjet që nevojiten për të trajtuar sfidat kryesore që përballet rajoni i Mesdheut.

Anëtarë të CMI-së janë Egjipti, Franca, Greqia, Italia, Jordania, Libani, Maroku, Autoriteti Palestinez, Tunizia, rajoni i Provansë Alp Kotë d’Azyr, qyteti i Marsejës, Banka Europiane për Investim dhe Banka Botërore, ndërsa Shërbimi Europian për Veprim të Jashtëm (EEAS) është si vëzhgues. SMI-ja e ka qendrën në Marsejë, Francë. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat