OKB thirrje Izraelit dhe Palestinës për vetëpërmbajtje në Gaza - Bota Sot
OKB thirrje Izraelit dhe Palestinës për vetëpërmbajtje në Gaza

Bota

OKB thirrje Izraelit dhe Palestinës për vetëpërmbajtje në Gaza

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 20:39
Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, u bëri thirrje Izraelit dhe Palestinës të tregojnë vetëpërmbajtje maksimale në Gaza.

Farhan Haq, një nga zëdhënësit e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, në një deklaratë me shkrim tha se Guterres ka ndjekur nga afër zhvillimet e fundit në Gaza dhe u bëri thirrje të gjitha palëve të tregojnë vetëpërmbajtje maksimale.

Haq thotë se edhe Përfaqësuesi Special i OKB-së për Procesin e Paqes në Lindjen e Mesme, Nickolay Mladenov, po punon ngushtë me Egjiptin dhe të gjitha palët për të siguruar qetësinë.

Ndërkohë bëhet e ditur se ushtria izraelite vazhdon të godasë Rripin e Gazës nën bllokadë, ndërsa grupet palestineze vazhdojnë t’u përgjigjen sulmeve izraelite me raketa.

Ushtria izraelite ka njoftuar se më shumë se 300 raketa janë lëshuar nga Gaza në anën e Izraelit që nga mbrëmë e deri më tani, ku një pjesë e madhe e këtyre raketave kanë rënë në territore boshe.

Gjithashtu ushtria izraelite njofton se si pasojë e zjarrit të hapur nga Gaza drejt anës tjetër të kufirit u qëllua një autobus, me ç’rast avionët izraelitë nisën sulmet ajrore ndaj Gazës. Më tej thuhet se edhe nga Gaza janë lëshuar shumë raketa ndaj vendbanimeve hebreje në afërsi të kufirit.

Si pasojë e raketave të lëshuara nga Gaza drej Izraelit janë plagosur 29 izraelitë ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test