Dorëhiqet ministri i Mbrojtjes i Izraelit - Bota Sot
Dorëhiqet ministri i Mbrojtjes i Izraelit

Bota

Dorëhiqet ministri i Mbrojtjes i Izraelit

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 13:07
Avigdor Liberman

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit Avigdor Liberman ka njoftuar dorëheqjen e tij në qeverinë konservatore të koalicionit të kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Ai dha dorëheqje në shenjë proteste ndaj armëpushimit në Rripin e Gazës, transmeton KosovaPress.

Duke publikuar vendimin e tij, i cili hyn në fuqi 48 orë para se të dorëzohet në formë të shkruar, Liberman karakterizoi marrëveshjen e djeshme me grupin islamik palestinez Hamas, i arritur me ndërmjetësimin e Egjiptit, si "kapitullim kundër terrorizmit", raporton Reuters.

Grupet militante palestineze në Rripin e Gazës kanë pranuar dje një armëpushim me ndërmjetësimin e Egjiptit, që synon t'i japë fund konfliktit me Izraelin.

Hamasi dhe grupet më pak të armatosura kanë njoftuar një armëpushim në një deklaratë të përbashkët, njoftoi AP.

Marrëveshja do t'i japë fund konflikteve më të këqija midis Izraelit dhe Hamasit që nga lufta në 2014.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test