Irak: Së paku pesë të vdekur në një shpërthim me auto-bombë

Bota

Irak: Së paku pesë të vdekur në një shpërthim me auto-bombë

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 17:28
Foto

Të paktën pesë persona u vranë dhe 16 u plagosën sot në një shpërthim bombash në qytetin irakian Tikrit, tha policia irakiane.

Shpërthimi shkatërroi edhe 12 makina në afërsi dhe forcat e sigurisë mbyllën shumicën e rrugëve në Tikrit për të parandaluar incidente të tjera, raporton Reuters.

Tani për tani, askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin dhe agjencia kujton se sulme të tilla janë të rralla në Tikrit qëkur grupi terrorist, i ashtuquajturi  Shteti Islamik, pësoi humbjen në Irak në 2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat