Netanyahu hedh poshtë thirrjet për zgjedhje të parakohshme

Bota

Netanyahu hedh poshtë thirrjet për zgjedhje të parakohshme

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 20:09
Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu sonte ka hedhur poshtë thirrjet për zgjedhje të parakohshme duke thënë se tani nuk është momenti për këtë, pasi që vendi po përballet me sfida të sigurisë.

Në një fjalim televiziv drejtuar kombit, ai u bëri thirrje partnerëve të tij të koalicionit që të mos shkatërrojnë qeverinë dhe të tregojnë përgjegjësi.

Kryeministri izraelit tha se do të marrë përkohësisht postin e ministrit të Mbrojtjes pas dorëheqjes së Avigdor Liberman, i cili kundërshtoi armëpushimin me Hamasin, njofton AP.

Ai gjithashtu deklaroi se është i përkushtuar të mbrojë sigurinë e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat