Pas 38 vjetësh, vrasësi i John Lennon pranon se ndihet i turpëruar për krimin e tij

Bota

Pas 38 vjetësh, vrasësi i John Lennon pranon se ndihet i turpëruar për krimin e tij

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 12:57
Mark David Chapman, John Lennon

Kanë kaluar 38 vjet qëkur Mark David Chapman kishte vrarë një nga emrat më të mëdhenj të muzikës ndonjëherë.

Bordi i Faljes për herë të dhjetë nuk pranoi kërkesën e Chapman për falje, duke theksuar se ky veprim ishte në kundërshtim me dispozitat ligjore.

Për herë të parë që nga vrasja e John Lennon, Chapman ishte i vetëdijshëm për atë që po bënte - ai pranoi se ndiente turp për atë që kishte bërë.

"Për 30 vjetët e fundit unë nuk mund të them se ndihesha i turpëruar, por tani e di se çfarë është turpi", tha Chapman gjatë seancës dëgjimore.

Megjithëse shprehu keqardhje dhe pranoi se kishte bërë dëm të pariparueshëm, bordi nuk e pranoi kërkesën për falje. Anëtarët e bordit thanë se lirimi i Chapmanit do të provokojë revoltë të madhe dhe ai nuk mund të ishte i sigurt në liri.

Gjatë dëgjimit,  u fol për ngjarjet e 8 dhjetorit 1980, kur pasi mori autografin e Lenonit, Chapman e vrau atë disa orë më vonë. Tha se kishte luftuar me vendimin nëse duhej ta vriste apo jo.

“Isha shumë i preokupuar me këtë ide. Më kujtohet të kem menduar: “Hej, more autografin në album, ta nënshkroi – vetëm shko në shtëpi. Por nuk kishte shanse vetëm të shkoje ashtu në shtëpi”, deklaroi  Chapman para Këshillit për falje.

Edhe pse tani vrasja konsiderohet e pakuptimtë, Chapman tha se donte të ishte popullor dhe nuk kishte asgjë kundër Lennon.

“U sigurova se plumbat po e vrisnin. Menjëherë pas krimit, isha i shqetësuar se ai nuk kishte vuajtur," tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat