SHBA: Irani po i fsheh kapacitetet e armëve kimike

Bota

SHBA: Irani po i fsheh kapacitetet e armëve kimike

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 19:39
Logoja e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike

Irani nuk i ka deklaruar gjitha kapacitetet e veta të armëve kimike, tha ambasadori amerikan në Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike me seli në Hagë.

Ambasadori Keneth Ward deklaroi se Irani ka dështuar në deklarimin e një fabrike prodhimi për mbushjen e bombave ajrore dhe po e mban një program për pajisjen me municione toksike.

“Shtetet e Bashkuara kanë shqetësime afatgjate se Irani ka një program të armëve kimike që i ka deklaruar pranë Organizatës për Ndalimin e Armëve” tha ambasadori Ward. Shtetet e Bashkuara, sipas tij, janë të shqetësuara poashtu se Irani po gjurmon për qëllime sulmi, armë kimike që veprojnë në sistemin nervor.

Ende nuk ka reagime nga Irani ndaj kësaj deklarate e cila shton tensionet me Uashingtonin lidhur me programin bërthamorë të Iranit, terrorizmin dhe luftën në Siri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat