Publikohen video të reja të sulmuesve të dyshuar të Skripalëve

Bota

Publikohen video të reja të sulmuesve të dyshuar të Skripalëve

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 09:11
Ruslan Boshirov dhe Aleksandr Petrov

Policia në Britani publikoi video të reja të dy të dyshuarve për helmimin e ish-spiunit rus, Sergei Skripal, dhe të vajzës së tij, Yulia, në muajin mars në qytetin Sallsbëri.

Dy të dyshuarit, të njohur me pseudonimet Aleksandr Petrov dhe Ruslan Boshirov, u akuzuan në mungesë në shtator.

Ueb-faqja hulumtuese britanike, Bellingcat, i ka identifikuar ata si Alexander Yevgenyevich Mishkin dhe Anatoliy Chepiga dhe ka thënë se të dy punojnë për agjencinë ruse të inteligjencës GRU.

Policia britanike publikoi pamje që i tregojnë ata duke arritur dhe duke shëtitur në Sallsbëri, më 4 mars, ditën kur Skripalët janë gjetur pa ndjenja.

Policia tha se bën thirrje për më shumë informacione nga kushdo që i ka parë ata në Britani në ditët nga 2 deri më 4 mars.

Helmimi i ka rritur tensionet midis Rusisë dhe Perëndimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat