Përshkallëzohen tensionet me Rusinë, Ukraina shpall gjendjen e luftës

Bota

Përshkallëzohen tensionet me Rusinë, Ukraina shpall gjendjen e luftës

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 00:10
Vetura e djegur para Ambasadës ruse në Kiev.

(E plotësuar) - Parlamenti i Ukrainës do të vendosë nëse do të prezantojë ligjin ushtarak, pas zemërimit për zënien e tri anijeve ushtarake nga Rusia në natën e së dielës.

Protestuesit janë mbledhur jashtë Ambasadës ruse në kryeqyetin e Ukrainës, Kiev dhe një veturë e ambasadës është përfshirë nga flakët.

Incidenti, që ka ndodhur në ujërat e Gadishullit të Krimesë përbën një përshkallëzim të madh të tensioneve në mes të të dyja shteteve.

Edhe Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë një takim urgjent lidhur me këtë çështje.

Secili shtet fajëson njëra-tjetrën për incidentin, në të cilin disa anëtarë të ekipit ukrainas janë plagosur.

Gjatë një takimi të Këshillit të Ukrainës për Siguri dhe Mbrojtje Kombëtare, presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, i ka përshkruar veprimet e Rusisë si “ të paprovokuara dhe të çmendura”.

Ai ka thënë se do t’i kërkojë parlamentit të hënën të prezantojë ligjin ushtarak mirëpo kjo nuk nënkupton “shpallje të luftës. Ukraina nuk planifikon të luftojë me askënd”, ka thënë ai.

Tensionet në mes të të dyja shteteve kanë nisur më 2014, pasi Rusia ka aneksuar Gadishullin e Krimesë nga Ukraina, si ka mbështetur vazhdimisht separatistët në konfliktin në lindje të Ukrainës, që ka rezultuar me 10,300 viktima.

***

Marina ukrainase akuzoi të dielën Rusinë se ka hapur zjarr mbi disa anije të saj në Detin e Zi, në një ditë tensionesh mes dy vendeve.

Në një postim në Facebook, marina ukrainase tha se një person është plagosur në incident.

Më herët gjatë ditës, marina ukrainase tha se një anije roje bregdetare ruse kishte sulmuar një rimorkiator ukrainas afër Krimesë.

Incidenti i pretenduar ndodhi kur dy anije luftarake ukrainase dhe një rimorkiator po lundronin për në Detin e Azovit, në të cilin Rusia është vendosur fuqishëm që nga aneksimi i Krimes në vitin 2014. Një traktat i viti 2003 përcaktonte Detin Azov dhe ngushticën që çon në të, si ujëra të përbashkëta territoriale.

Image

Gryka e ngushtë mes Krimesë dhe Rusisë kontinentale, është zonë e tensioneve të larta.

Marina ukrainase tha po ashtu se anijet e saj u bllokuan nga një tanker rus në ngushticën Kerç, dhe se Rusia dërgoi dy helikopterë ushtarakë në zonë.

Mediet ruse raportuan të dielën se Shërbimi Federal Rus u sigurisë tha që anijet e Ukrainës shkelën ujërat territoriale ruse. Por, në njoftimin e cituar nga mediet ruse, nuk përmendet rimorkiatori ukrainas, ndërsa pohohet se tre marinarë ukrainas janë plagosur por janë jashtë rrezikut për jetën.

Më herët gjatë këtij viti, administrata e presidentit Donald Trump i kërkoi Rusisë që t’ jap fund pengimit të anijeve ndërkombëtare në Detin Azov dhe ngushtivën Kerç, që synon dobësimin e ekonomisë së Ukrainës.

Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Ukrainës janë përkeqësuar që kur Moska aneksoi gadishullin e Krimesë dhe nxiti një konflikt separatist pro-rus në Ukrainën lindore në vitin 2014.

Image

NATO-ja tha se po e ndjek nga afër zhvillimet dhe bëri thirrje për përmbajtje dhe shtendosje të situatës.

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu tha se “NATO-ja mbështet fuqishëm sovranitetin dhe tërësinë tokësore të Ukrainës, përfshirë edhe të drejtën e saj për të lundruar në ujerat territoriale. I bëjmë thirrje Rusisë që të sigurojë qasje të papenguar në portet ukrainase në Detin Azov, në pajtim më ligjin ndërkombëtarë”, shkroi ajo.

Bashkimi Evropian tha se pret që Rusia të rivendosë kalimin e lirë në ngushticën Kerç, ndërsa u bën thirrje të dyja palëve që të veprojnë me vetëpërmbajtje dhe të shtendosin menjëherë situatën.

Në një komunikatë të zyrës së shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ajo citohet të ketë thënë më herët në Parlamentin Evropian se zhvillimet në Detin Azov janë dëshmi se si jostabiliteti dhe tensionet rriten kur nuk respektohen rregullat themelore të bashkëpunimit ndërkombëtar.

Në reagim ritheksohet qëndrimi se Bashkimi nuk e ka njohur dhe nuk do ta njohë aneksimin e Krimesë nga Rusia.

Image

Ukraina shpall gjendjen e luftës

Këshilli Kombëtar i Sigurisë dhe Mbrojtjes i Ukrainës ka vendosur sonte gjendjen e luftës në territorin e saj për 60 ditë.

Vendimi për këtë duhet të konfirmohet nga Gjykata Supreme e Ukrainës, njoftojnë mediat ruse.

Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko tha më parë se në rast të futjes së gjendjes së luftës në vend, Kievi nuk do të kryejë operacione sulmuese.

Image

Sipas tij, deklarimi i gjendjes së luftës nuk do të ndikojë në situatën në Donbass, as në marrëdhëniet e Ukrainës me partnerët ndërkombëtarë.

Vendimi për gjendjen e luftës në Ukrainë vjen pasi forcat detare ruse sulmuan disa anije ukrainase duke i zënë rob ato.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat