Takim Erdogan-Trump në Samitin e G20 në Argjentinë

Bota

Takim Erdogan-Trump në Samitin e G20 në Argjentinë

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 22:07
Erdogan-Trump

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Bolton deklaroi se presidenti amerikan, Donald Trump në Samitin e G20-tës në Argjentinë do të takohet me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ndërsa theksoi se nuk ka në plan që të takohet me princin e Arabisë Saudite, Muhammed bin Selman, njoftoi ”Anadolu Agency” (AA).

Bolton në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë para samitit G20 që do të zhvillohet në fundjavë në Argjentinë ka vlerësuar programin dhe kalendarin e takimeve dypalëshe të presidentit Trump.

Trump në kuadër të samitit do të takohet me liderët e Argjentinës, Kinës, Rusisë, Gjermanisë, Japonisë, Indisë dhe Koresë së Jugut ka informuar Bolton duke shtuar se Trump do të zhvillojë një takim dypalësh edhe me presidentin Erdogan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat