3 ushtarë amerikanë të vrarë në operacione në Afganistan

Bota

3 ushtarë amerikanë të vrarë në operacione në Afganistan

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 22:43
Afganistan

Burime të forcave amerikane në Afganistan njoftuan se tre ushtarë amerikanë u vranë dhe tre të tjerë u plagosën kur një mjet shpërthyes i improvizuar shpërtheu pranë qytetit të trazuar të Gaznit.

Gjatë shpërthimit u plagos gjithashtu edhe një kontraktor civil amerikan.

Në një deklaratë të shkurtër të lëshuar në Kabul thuhej se “të tre ushtarët e plagosur dhe kontraktori civil u evakuan për të marrë shërbim mjekësor”, pa u dhënë detaje të mëtejshme. Talibanët morën përgjegjësinë për sulmin.

Gazni është kryeqyteti i krahinës afgane me të njëjtin emër ku forcat talebane kanë marrë gjatë muajve të fundit disa zona nën kontroll. Për pasojë ky grup kryengritës ka qenë pranë pushtimit të kryeqytetit të provincës.

Viktimat e së martës e çojnë në 11 numrin e ushtarëve amerikanë të vrarë këtë vit në operacione në Afganistan.

Orë më parë, misioni i NATO-s për Mbështetje të Qëndrueshme bëri sqarime rreth hetimin e tij lidhur me vrasjen e një ushtari amerikan të shtunën, duke thënë se Leandro Jasso ishte “qëlluar me gjasë aksidentalisht” nga një anëtar i forcave partnere afgane.

“Nuk ka të dhëna që vrasja të ishte e qëllimshme”, thuhej në deklaratën e misionit. Në të shtohej se incidenti ndodhi gjatë një operacioni për të eleminuar militantët e al-Kaidës në provincën jugperëndimore afgane të Nimrozit, pranë kufirit me Iranin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat