Trump mund të anulojë bisedimet me Putinin. Shkaku…

Bota

Trump mund të anulojë bisedimet me Putinin. Shkaku…

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 11:17
Donald Trump dhe Vladimir Putin

Donald Trump mund të anulojë bisedimet e G20 me Presidentin rus Vladimir Putin dhe arsyeja është përshkallëzimi i situatës me Ukrainën.

“Nuk më pëlqen agresioni”, citohet të ketë thënë shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Trump pohoi për “Washington Post” se është në pritje të raportit të plotë mbi incidentin në Krime, ku rusët qëlluan e sekuestruan tre anije ukrainase.

Presidenti amerikan dhe ai rus pritet të takohen në kuadrin e samitit të G20 në Buenos Aires më vonë gjatë javës. Por, incidenti që shtyu Ukrainën të vendoste për 30 ditë ligjin e luftës, duket se i zbeh gjasat e një zhvillimi të tillë.

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar ndërkohë vendeve europiane të bëjnë më shumë për të ndihmuar Kievin. Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Heather Nauert u shpreh se Uashingtoni kërkon të shohë një zbatim më të ashpër të sanksioneve ndaj Rusisë.

Si për ironi, biseda e Trumpit dhe Putinit duhet të fokusohej tek siguria, kontrolli i armëve dhe çështjet e Ukrainës dhe Lindjes së Mesme, e pohuar kjo nga këshilltari i tij, John Bolton.

Berlini zyrtar ndërkohë është ofruar të ndërmjetësojë për zgjidhjen e krizës që shkaktoi episodi në Detin Azov. Por, disa zëra kritikë brenda Gjermanisë thonë se qeveria do të bënte më mirë ta ndihmonte Kievin ushtarakisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat